Atalanta arrin fitore të rëndësishme në garën drejt Evropës

Futboll

Atalanta arrin fitore të rëndësishme në garën drejt Evropës

Më: 22 prill 2017 Në ora: 20:34
Atalanta

Skuadra e Atalantës shënoi fitore të shtunën kundër Bologna me rezultat 3:2, në kuadër të javës 33 të ligës italiane në futboll, Serie A.

Vendësit para takimit e dinin se vetëm fitorja iu konvenon, në mënyrë që të luajnë pa presion në ndeshjen e ardhshme kundër Juventusit dhe se takimi në Bergamo kundër Bologna ishte më i rëndësishmi në garën për të siguruar daljen në Evropë.

Qysh në minutën e tretë Conti pas asistimit të Gomez solli vendësit në epërsi, ndërsa pak më vonë Freuler ngriti shifrat në 2:0.

Në sulmin e radhës, Destro pas asistimit të Di Francesco zvogëloi epërsinë e vendësve në 2:1, me të cilin rezultat të dyja ekipet shkuan në pushim.

Di Francesco në minutën 61 shënoi edhe vetë gol, duke barazuar shifrat. Por, 15 minuta para përfundimit të ndeshjes, Cristante asistoi Caldari për të vendosur rezultatin përfundimtar prej 3:2. Atalanta me fitoren e re ka kaluar Lazio dhe tash renditet në vendin e katërt në Serie A me 63 pikë, derisa Bologna është në pozitën 15 me vetëm 35 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat