Ditë e shëmtuar për shqiptarët e Serisë B, Gatuso “ngel në klasë” Rey Manaj

Futboll

Ditë e shëmtuar për shqiptarët e Serisë B, Gatuso “ngel në klasë” Rey Manaj

Më: 22 prill 2017 Në ora: 21:35
Manaj

Një dite e  “zymtë” në  Seria B për skuadrat ku aktivizohen futbollistët shqiptar. Manaj dhe Basha ngrohin stolin, Gjimshiti lider tek Avelino. Ujkani i pafat por merr vlerësim maksimal.

re1

Trapani-Piza 1-0

Pisa e treshesh shqiptare Manaj-Cani-Ujkani është ndëshkuar në minutën e fundit nga Trapani  me rezultatin 1-0 dhe tashmë misioni i mbijetesës për skuadrën e Gatuzos bëhet tejet i vështirë. Në këtë takim tekniku italian ka ngelur në klasë sulmuesin Rei Manaj duke mos e aktivizuar asnjë minutë.

re2

Shtatlarti Edgar Çani është hedhur në fushën e lojës në minutën e 70 por pa arritur të lerë gjurmë në këtë sfide. Ujkani ishte i vetmi që u aktivizua për 90 minuta duke bërë një paraqitje të shkëlqyer. Edhe pse u ndëshkua në minutën e 92, mediat italiane e kane vlerësuar portierin e Pizës me notën 7 duke rezultuar lojtari më i mirë në fushën e lojës për skuadrën e tij.

Avelino-Çezena 1-1

Nuk ka shkuar më shumë se barazimi dhe Avelino e Berat Gjimshitit, në përballjen me Cezenën në shtëpi. Mbrojtësi shqiptar, i cili është shndërruar në një lider tek skuadra italiane, ka qenë një nga më të dalluarit në repartin e mbrojtjes dhe është vlerësuar me notën 6,5 nga mediat italiane.

Barazimi 1-1 ndaj Çezenës e pozicionon ekipin e Avelinos në vendin e 14 dhe e mban 6 pikë larg nga zona e ftohtë. Në 5 takimet e fundit Avelino ka arritur të siguroje plot 3 fitore dhe 2 barazime.

re3

Bari-Verona 0-2

Bari i Migjen Bashës mesa duket është zhytur në krizë. 3 humbje në 3 takimet e fundit për ekipin ku aktivizohet mesfushori shqiptar nga Suhareka, i cili nuk është preferuar nga trajneri Kolantuono në sfidën ndaj Verones dhe për 90 minuta ka qëndruar në stolin e rezervave.

Askoli-Breshia 0-0

Një rezultat pozitiv në transfertë për Breshian e mbrojtësit shqiptar Emanuele Ndoji ndaj një rivali direkt për mbijetesë si Askoli. Ndoji e ka nisur këtë takim nga stoli dhe është hedhur në fushën e lojës në minutën e 70 duke dhënë një kontribut të çmuar në marrjen e rezultatit pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat