Dortmundi përmbys M’Gladbach për vendin e tretë

Futboll

Dortmundi përmbys M’Gladbach për vendin e tretë

Më: 22 prill 2017 Në ora: 22:11
Dortmundi

Borusia e Dortmundit rimorri vendin e 3-të në klasifikim pas një fitoreje spektakolare në Gladbach, ku pati shumë përmbysje por në fund verdhezinjtë triumfuan 2-3. Golin e parë e realizoi Reus, por Gladbach mundi të përmbysë shifrat pas finalizimi të Stindl dhe një “dhurate” Schmelzerit.

Gjithsesi Aubameyang dhe Guerrero kthyen sërish shifrat në favor të Dortmund, që mori një sukses shumë të rëndësishëm në transfertë duke kapërcyer dhe Hoffenheim në renditje. Per djemte e Tuchel eshte nje fitore e rendesishme e dyta radhazi ne kampionat qe i jep optimizem skuadres pas eliminimit ne Champions League me Monacon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat