Ja çfarë thotë gjyqtari që do ta drejtojë “El Clasicon”

Futboll

Ja çfarë thotë gjyqtari që do ta drejtojë “El Clasicon”

Më: 22 prill 2017 Në ora: 22:18
ilustrim

Hernandez Hernandez do të drejtojë “El Clasicon” e së dielës mes Real Madridit e Barcelonës

Gjyqtari, Alejandro José Hernández Hernández, ka kohë që është caktuar për të drejtuar ndeshjen mes Real Madridit e Barcelonës, e cila do të zhvillohet nesër në “Santiago Bernabeu”.

Në një intervistë për Marca, Hernandez ka thënë se do të japë maksimumin të dielën në “Santiago Bernabeu” që të marrë vendime të drejta për dyja skuadrat.

“Do t’i trajtojë lojtarët normalisht si në çdo ndeshje. Tashmë një herë kam menaxhuar këtë ndeshje dhe jam gati që ta bëjë sërish”, tha ai për Marca.

“Do të jap më të mirën time që të marr vendime të drejta, pasi edhe për ne është mundësi e mirë që t’i tregojmë cilësitë tona”, shtoi Hernandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat