Sonte “El Clasico”, këtë herë vendos kampionatin

Futboll

Sonte “El Clasico”, këtë herë vendos kampionatin

Më: 23 prill 2017 Në ora: 08:21
Messi Ronaldo

Mirësevini në El Clasico. Është etiketuar gjerësisht si ndeshja më spektakolare jo vetëm, e futbollit por një etalon në gjithë gamën e sporteve dhe sharmi i padiskutueshëm nuk ndryshon pavarësisht se rivalët e përjetshëm vijnë dikush në ngritje e dikush në ulje. Real- Barcelona këtë herë vendos kampionatin, me Realin që kryeson me 3 pikë diferencë nga ndjekësit katalanas, dhe një ndeshje më shumë në dispozicion, një tjertër fitore e Los Blancos kur mbeten edhe 5 ndeshje për t’u luajtur do ta conte praktikisht titullin në Madrid pas plot 5 vjetësh kur Los Blancos festonin me Mourinhon.

E dine mirë këtë te Barcelona që nuk mund të pranojë kursesi një abdikim kaq të shpejtë nga froni i La Ligas pas eliminimit në Champions. Kompeticioni Europian ka ndryshuar ndjeshëm kuotat e forcës, me Realin që eliminoi Bajernin, ndërsa Barcën që nuk arriti t’i bëjë ballë forcës së Juventusit. Një arsye më tepër për motivim te katalanasit që me një sukses synojnë t’ju përgjigjen edhe opionineve se cikli i mrekullive në Camp Nou ka përfunduar. Pavarësisht formës është e vështirë madje e pamundur të parashikosh, në krahun tjetër, te madrilenët motivimi ekstra gjendet edhe te dëshira për revansh për atë poshtërim të vitit të kaluar, herën e fundit që Barca zbarkoi në Bernabeu fitoi 4-0.

Ankth për formacionet me Gareth Bale që është gati por rrezikon vendin e titullarit te Reali, ndërsa ka pothuajse zero shanse që Barca të ketë Neymar, megjithëse ajo që vdes e fundit, shpresa mbetet varur te apelimi i Barcës për të reduktuar pezullimin e brazilianit, me apo pa ata, mbeten dy superskuadra të udhëhequr nga dy yje që ndajnë tanimë prej plot 9 vitesh trofeun më prestigjioz individual, 4 Topa të Artë për Ronaldon, 5 për Lionel Messin, dhe duke patur parasysh edhe faktin se kjo do të jetë një verë pa Europian e Botëror , ky El Clasico mund të thotë shumë edhe në këtë drejtim, ai rrëzim i pafat i Messit në Camp Nou ndaj Juves, është fotografuar nga shumëkush ndoshta si rënia e një mbretërie, Ronaldo edhe pse është kritikuar shumë për foprmën e tij këtë sezon, ndaj Bajernit arriti të shënonte 3 herë. Për Messin dhe Ronaldon ky është akti i fundit që gjenden përballë këtë sezon, ashtu si për Realin dhe Barcelonën, mirësevini në El Clasico, përballjen që vendos kush komandon mes dy superfuqive të futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat