Guarin mendon kthimin te Interi

Futboll

Guarin mendon kthimin te Interi

Më: 23 prill 2017 Në ora: 08:45
Fredy Guarin

Fredy Guarin nuk e ka harruar Interin. Menaxheri i mesfushorit, Marcelo Ferreryra tha se kolumbiani dëshiron rikthimin te Interi, kur të përfundojë aventurën me Shanghai Shenhua, në fund të vitit 2017, për t’u larguar me parametër zero.

Ferreryra shtoi më tej se Guarin do të jetë lojtari i lirë për të firmosur me çdo klub, por dëshira e 30-vjeçarit është kthimi te zikaltërit, kuptohet nëse diçka të tillë e dëshiron edhe klubi milanez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat