Barca nuk transferoi Asension për 4.5 mln euro

Futboll

Barca nuk transferoi Asension për 4.5 mln euro

Më: 23 prill 2017 Në ora: 10:45
Mesfushori i ri Marco Asensio

Mesfushori i ri Marco Asensio do të luajë për “Los Blancos” në El Clasico, por fare mirëmund të kishte përfunduar në anën e kundërt. Asensio është një nga yjet më të rinj që po shkëlqen në futbollin europian dhe ai mund të kishte nënshkruar për Barcelonën në vend të Real Madridit. 

21-vjeçari i talentuar u bashkua me Los Blancos në 2014, por Barca ishte përpara rivalëve të tyre të ashpër në garën për nënshkrimin e tij në atë kohë. Barça kishte rënë dakord për një marrëveshje për 4.5 milionë euro, e cila duhej paguar në dy këste.

Megjithatë, situata delikate ekonomike e Mallorcas bëri që të pranon ofertën e Realit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat