Cavani drejt rinovimit me PSG deri më 2020

Futboll

Cavani drejt rinovimit me PSG deri më 2020

Më: 23 prill 2017 Në ora: 14:03
Cavani

Edinson Cavani te Paris Saint Germain deri nc vitin 2020. Sulmuesi uruguain ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit parizien për zgjatjen e kontratës aktuale edhe me 2 vite të tjera duke hedhur kështu poshtë zërat për një largim të El Matador nga skuadra franceze në fund të këtij sezoni. Rinovimi i ish sulmuesit të Napolit me klubin e presidentit Nasser Al Khelaifi është punë e kryer pasi për të evituar interesimin e klubeve angleze apo edhe atë të dy skuadrave të Madridit numri 1 i kampionëve të Francës i ka ofruar uruguianit një marrëveshje të re deri në 2020-të, me një pagë më të lartë.

Cavani kontrata aktuale e të cilit me Parisin skadon në vitin 2018, do të bëhet kështu futbollisti më i paguar në historinë e klubit parizien duke parakaluar në këtë klasifikim special edhe gjigandin suedez Zlatan Ibrahimovic. Edinson Cavani është shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës së Unai Emery gjatë këtij sezoni me 30-vjecarin që ka mbajtur peshën e sulmit mbi supe. El Matador është bomberi me statistikat më të mira në Europë pasi ka arritur të realizojë 44 gola në 43 ndeshje me kampionët e Francës në të gjitha kompeticionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat