Kampionia e Evropës u kthye në Kosovë

Xhudo

Kampionia e Evropës u kthye në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2017 Në ora: 15:42
Majlinda Kelmendi

Kampionia evropiane, xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg), me ekspeditën e kombëtares së Kosovës, sot në orët e mesditës janë rikthyer në Kosovë.

Kampionia olimpike, Majlinda, e cila mbrojti titullin e Evropës në Varshavë, së bashku me Nora Gjakovën (57 kg), që fitoi medaljen e bronztë, dhe garueset tjera: Akil Gjakova (73 kg), Distria Krasniqi (52 kg), Fjolla Kelmendi (48 kg) e Loriana Kuka (70 kg), me trajnerin Driton Kuka e kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, bënë që popullin shqiptar të ndihet krenar me sukseset që arritën në Varshavë të Polonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat