Shaw largohet nga Unitedi, por e duan gjigantët e Ligës Premier

Futboll

Shaw largohet nga Unitedi, por e duan gjigantët e Ligës Premier

Më: 23 prill 2017 Në ora: 16:25
Luke Shaw

Luke Shaw me shumë mundësi do të largohet nga Manchester United pas përfundimit të sezonit, por pritet të qëndroj në Ligën Premier, pasi shumë skuadra të mëdha e duan atë.

Mbrojtësi anglez ka vuajtur nga një dëmtim i rëndë që e la jashtë fushave për rreth gjashtë muaj, duke mos mundur t’i tregoj aftësitë e tij të plota.

Kjo ka bërë që trajneri i skuadrës, Jose Mourinho, të humb durimin në të riun anglez dhe dëshiron ta hedh në shitje dhe të përfitoj të holla nga Shaw.

Megjithatë, sipas The Sun, 21-vjeçari anglez pëlqehet në masë të madhe nga rivalët e “Djajve të Kuq”, Manchester City, Liverpool dhe Tottenham.

Skuadra nga Etihad Stadium e dëshiron Shawin, pasi në fund të sezonin mbrojtësit Gael Clichy, Pablo Zabaleta dhe Bacary Sagna do të jetë pa kontrata dhe anglezi shihet si zëvendësues i tyre.

Te Liverpooli, trajneri Klopp e pëlqen mbrojtësin e majtë anglez, pasi në atë pozitë po luan James Milner, i cili nuk e ka natyrale teksa Alberto Moreno nuk ka bindur klubin.

Në anën tjetër edhe Tottenhami e dëshiron mbrojtësin e Unitedit, pasi trajneri Mauricio Pochettino e pëlqen shumë Shawin që e kishte nën urdhra të tij sa ishin së bashku te Southamptoni.

Manchester United e ka blerë futbollistin për rreth 35 milionë euro, por sipas mediave angleze nuk do të mund ta shiste përmbi 25 milionë, pasi Shaw llogaritet si një gjysmë dështimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat