Ferizaj me një pikë të madhe, Liria thellohet në krizë

Futboll

Ferizaj me një pikë të madhe, Liria thellohet në krizë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2017 Në ora: 17:00
KF Ferizaj

Derbi i skuadrave të rrezikuara, ndërmjet Lirisë nga Prizreni dhe Ferizaj, përfundoi baras me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës. Burim Çerkini është trajner i përkohshëm dhe ka drejtuar ekipin jashtëzakonisht mirë, duke i importuar një pikë të mamdhe në luftë për të siguruar ekzistencën. 

Në minutën e 37-të,  Milan Ristovski shënon nga 16-17 metra dhe 0:1 për ferizajasin, por  në minutën e fundit Fillim Guraziu nga penalltia  barazoi rezultatin 1:1. Liria mban vendin e tetë me 27 pikë, kurse Ferizaj është në pozitën e nëntë me 24 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat