Martial e Rooney i sollën fitore Manchester Utd

Futboll

Martial e Rooney i sollën fitore Manchester Utd

Nga: K.Goca Më: 23 prill 2017 Në ora: 17:07
Rooney i gëzohet golit

Skuadra e Manchester Utd u kthye me tri pikë të vlefshme në luftë për një vend në garat e Champions League. Skuadra që drejtohet nga Jose Mourinho e mposhti me rezultat 2:0 Burnley-n, në takimin e javës së 34-të në Premier League. Vendasit nuk kishin forcë t’i ndalin ‘Djajtë e Kuq’ jashtëzakonisht të mirë.

Në minutën e 21-të, Martial nga afërsia tund portën e vendasve. Në pjesën e parë pësoi edhe një goditje Burnley. Rooney nga një pozitë mjaft e vështirë, nga afërsia thelloi fitoren në 0:2. Manchester Utd është në vend të pestë me 63 pikë, kurse Burnley në pozitën e 15-të me 36 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat