Strakosha me Lazio-n demoluan Palermon

Futboll

Strakosha me Lazio-n demoluan Palermon

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2017 Në ora: 17:48
Pamje nga ndeshja e sotme

Skuadra e Palermos pësoi fiasko në Romë. Ata për 45 minutat e parë i dorëzuan armët dhe pësuan humbje të rëndë me rezultat 6:2 nga Lazio, duke i humbur shpresat për mbetjen në Serie A. Portieri Thomas Strakosha tregoi formë të mirë me ekipin e Lazio-s dhe arkëtuan tri pikë të mëdha që e dërgojnë drejt Europës.

Për Lazion shënuan: Immobile (8’ e 10’), Keita (21’, 24’-nga penalltia e 26’) dhe Crecco (90+1’) dhe për Palermon: Rispoli (46’ e 52’). Lazio mban vendin e katërt me 64 pikë, kurse Palermo renditet në pozitën e 19-të me 16 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat