Dron me flamurin shqiptar është shfaqur në ndeshjen derbi, sot, në Çair mes Shkupit dhe Vardarit, shkruan 'Lajm“ nga Maqedonia.
Droni ka qenë i ngjashëm si në ndeshjen eliminatore Serbi-Shqipëri në Beograd, para dy vitesh, ndeshje e cila ishte e ndërprerë. Ndryshe në Çair, derbin e javës së 28-të po e ndjekin 5 mijë shikues, ndërsa Vardari fitoi me rezultat 0:2.