N’Golo Kante shpallet Lojtari më i mirë në Ligën Premier

Futboll

N’Golo Kante shpallet Lojtari më i mirë në Ligën Premier

Më: 24 prill 2017 Në ora: 01:18
N’Golo Kante

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, është shpallur ‘PFA Lojtari i Vitit’, ndërsa çmimin për lojtarin e ri më të mirë e ka fituar Dele Alli.

Për këtë çmim votojnë lojtarët tjetër të Ligës Premier dhe Kante është votuar si më i miri për sezonin 2016/2017.

Ish-futbollisti i Leicester Cityt ka qenë sensacional për Blutë prej se u transferua në Londër dhe me meritë e ka marrë këtë vlerësim.

Në sezonin e kaluar këtë çmim e fitoi Riyad Mahrez falë paraqitjes mbresëlënëse me Leicesterin, ndërsa Eden Hazard, Luis Suarez dhe Gareth Bale janë fituesit tjerë në pesë vitet e fundit.

Mesfushori 21 vjeçar i Tottenham Hotspur, Dele Alli, është shpallur lojtari i ri më i mirë në këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat