Kroos: Luajtëm për t’u krenuar

Futboll

Kroos: Luajtëm për t’u krenuar

Më: 24 prill 2017 Në ora: 01:59
Toni Kroos

Toni Kroos mendon se Real Madridi ka luajtur mirë, përkundër humbjes nga Barcelona në El Clasico.

Goli i Lionel Messit në minutat shtesë ua dha fitoren prej 3-2 Blaugranëve në Santiago Bernabeu.

Natyrisht se lojtarët vendas mbetën të zhgënjyer pas kësaj humbjeje, por mesfushori gjerman ndihet krenar për lojën që bëri skuadra e tij.

“Nganjëherë futbolli është i neveritshëm, por mënyra se si luajtëm më bën krenar”, është shprehur Kroos.

Pas superderbit, kreun e ka marrë Barcelona me pikë të barabarta, ndërsa Reali ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat