Vendos dyshja Falcao-Mbappe, Monaco serish ne krye

Futboll

Vendos dyshja Falcao-Mbappe, Monaco serish ne krye

Më: 24 prill 2017 Në ora: 06:26
Falcao-Mbappe

Monaco rikthehet në krye të kampionatit francez falë dyshes së artë të sulmit Falcao – Mbappe. Sulmuesi kolumbian dhe talenti francez realizuan nga një gol në pjesën e parë me Lyonin në transfertë, duke qenë vendimtarë në fitoren 1-2 të skuadrës nga Principata, që me këtë trepikësh barazon PSG në renditje me 80 pikë por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Në minutën e 36-të Falcao u zhyt me kokë pranë shtyllës, pas kthimit të topit me kokë nga Glik.

Para se gjyqtari të vërshëllente për përfundimin e pjesës së parë, Mbappe i shërbyer nga Silva, goditi saktë prirët e portën duke thelluar diferencën në 2-0

Tousart ktheu në lojë Lionin në të 51-tën pas një këndoreje të ekzekutuar nga Depay.

Për më shumë se 40 minuta vendasit tentuan gjithcka për të shmangur humbjen, por Monaco e vendsur mirë në gjysmëfushën e saj nuk lejoi ndryshim tjetër rezultati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat