Fitoi 5-1 në Laç, mbrojtësin e Skënderbeut e nxjer nga stadiumi policia

Futboll

Fitoi 5-1 në Laç, mbrojtësin e Skënderbeut e nxjer nga stadiumi policia

Më: 24 prill 2017 Në ora: 07:26
Tefik Osmani

Skënderbeu ka fituar sot me rezultatin 1-5 në Laç duke marrë 3 pikë të arta që e mbajnë fuqishëm në lojë për titullin kampion.

Mbrojtësi korçar, Tefik Osmani ka qenë titullar në këtë sfidë, por ajo që bie në sy është se pas ndeshjes ai e ka parë veten në makinën e policisë.

Nuk dihet ende nëse ka pasur ndonjë tension, apo thjesht Osmani ka preferuar të bëjë një xhiro me punonjsit e rendit. Gjithsesi ai ka përfituar të shkrepë një foto duke e shoqëruar me këtë dixhiturë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat