Tandemi shqiptarë nuk ka kush e ndalë në Zvicër!

Futboll

Tandemi shqiptarë nuk ka kush e ndalë në Zvicër!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2017 Në ora: 10:57
Sadiku e Alioski

Java e 29-të e elitë së futbollit të Zvicrës ka pasur mjaft befasi, pa dyshim është fitorja e Luganos me rezultat 2:1 në konak të Young Boysit në Bernë, si dhe barazimi i Vaduzit me 2:2 në Basel. Tandemi shqiptarë: Armando Sadiku e Ezgjan Alioski, janë të pandalshëm në kampionat dhe falë tyre Lugano tani renditet në vend të pestë me 40 pikë dhe me gjasa të mira që të arrijnë një vend për garat e Europa League. Në 11-shin e javës janë dy shqiptarë. Sipas ‘Blick’, ky është 11-shi i javës:

Thomas Castella (Lausanne), Jan Bamert (Grasshoppers), Nicolas Bürgy (Thun), Marcus Diniz (Lausanne), Numa Lavanchy (Grasshoppers),  Stjepan Kukuruzoviç (Vaduz), Caio (Grasshoppers), Ezgjan Alioski (Lugano), Munas Dabbur (Grasshoppers), Gabriel Torres (Lausanne) dhe Armando Sadiku (Lugano).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat