Trajneri i Barcelonës: Kemi nevojë për të luftuar

Futboll

Trajneri i Barcelonës: Kemi nevojë për të luftuar

Më: 24 prill 2017 Në ora: 11:14
Enrique e Zidane

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur për “Barcelona TV”, si dhe në konferencën për shtyp, ku shpalosi pikëpamjet e tij për fitoren 3:2 ndaj Real Madridit, në “El Clasico” e luajtur të dielën në mbrëmje, në “Santiago Bernabeu”: “Si e shpjegoj këtë ndeshje? Natyrisht, me kulmin e sezonit, ku jemi. Ne kemi nevojë për të luftuar.

Ka pasur shumë raste për të dyja ekipet dhe ritmi ishte shumë e lartë. Kjo ditë e Sant Jordi ishte e madhe për të gjithë katalanasit. Real Madridi? Askush nuk dyshon në potencialin e tij, sepse është një prej ekipeve më të mira në botë, ende duke fituar tituj. Real Madridi është shumë i fuqishëm. Mendoj se kemi fituar për shkak të diçkaje të veçantë: kërkuam të shpërblejmë dhe të nxjerrim në pah sjelljen e tifozëve tanë, të cilët na mbështetën edhe në minutën e 85-të, kur po eliminoheshim nga Juventusi. Reali dhe Barcelona janë dy ekipe të mëdha, që mund të fitojnë kurdo dhe luajnë me intensitet të lartë.

Të tilla ndeshje kërkojnë nivelin maksimal fizik dhe mendor. Messi? Leo e dëshmoi edhe një herë tjetër se është lojtari më i mirë, që ka ekzistuar ndonjëherë, i të gjitha kohërave. Ai rrumbullakosi golin e 500-të me fanellën e Barcelonës, çka përbën një kënaqësi të madhe për të gjithë katalanasit. Barcelona është një klub i madh, për shumë vite, por pjesë e rëndësishme e historisë së saj është patjetër Leo Messi”, tha Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat