A ia vlen me investuar në futbollin e Kosovës?

Futboll

A ia vlen me investuar në futbollin e Kosovës?

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 24 prill 2017 Në ora: 13:19
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Pas të gjitha atyre që po ndodhin në futbollin e Kosovës si; trukimet, incidentet, kalkulimeve dhe thjeshtë udhëheqja e një politike degraduese nga FFK, me të drejtë shtrohet pyetja se a ia vlen me investuar në futbollin e Kosovës? Ajo çka po ngjet në futbollin e Kosovës është për keqardhje dhe e dhimbshme për ata që po investojnë në futbollin tonë, me shpresë te ngritët dhe të avancohet futbolli, është e dhimbshme se si keqpërdoret bamirësia dhe zemërgjerësia e këtyre investitorëve nga grupe të papërgjegjshme, vetëm e vetëm për interesa personale apo grupore.
Është mëkat i madh për këta investitor që shohin të zitë e ullirit në bizneset e tyre për të fituar dhe ndarë mjete për klub, dhe këto mjete të ndara nga djersa e tyre, manipulohen nga degraduesit e futbollit për interesa të ngushta.
Vetë federata mbanë përgjegjësinë për këto degradime, pasi që lere që nuk po i ndalon këto, por me veprimet e tyre po i stimulojnë dhe po u hapin edhe me tepër rrugë këtyre dukurive degraduese siç ndodhi me dënimet qesharake për skandalin e trukimeve. Është edhe më e dhimbshme tash kur jem pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s, që të fillojë dhe të përfundojë kampionati sipas matematikave të këtyre degraduesve ku nga këto matematika përfitojnë këta degradues, kurse humbë futbolli.
Në vend se ti gëzohemi dhe ti respektojmë këta investitorë që zgjatin dorën dhe nuk kursejnë asgjë nga vetja që të ndihmohet futbolli, dalin parazitë, pa kurrizorë dhe kapadainj dhe u a shkatërrojnë atë që me mund dhe djersë po e ndërtojnë.
A ka vallë dikush në federatë që e bren ndërgjegjja për këto padrejtësi dhe degradime që po i bëhen klubeve dhe vetë donatorëve apo investitorëve.
Tmerri që po ndodhë nga java në javë në futbollin e Kosovës, vënë në dyshim ardhmërinë e futbollit por edhe të këtyre investitorëve, e kjo më së shumti do t’i dëmtojë vetë futbollistët.
Mos të na mbetet hatri, nëse vazhdon kjo gjendje dhe këto marri të lejuara nga vetë federata, që një ditë klubet do të mbeten pa investitorë dhe ekipet ti ndërprejnë garat, e përgjegjësia më e madhe do të bie mbi ata që po e udhëheqin futbollin dhe po u paraprijnë këtyrë degradimeve dhe skandaleve siç u panë kohët e fundit.
Lirona nga kthetrat futbollin, jepni shpresë investitorëve për një të ardhme të ndritur si garancë për mos keqpërdorimin e djersës së tyre, në të kundërtën përgjegjësia dhe mallkimi bie mbi ju.

Autori është ish-futbollist i KF Dritës nga Gjilani dhe ish-gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat