Tifozët e Milanit ia bllokojnë rrugën De Sciglios, pas thashethemeve se dëshiron t’i bashkohet Juves

Futboll

Tifozët e Milanit ia bllokojnë rrugën De Sciglios, pas thashethemeve se dëshiron t’i bashkohet Juves

Më: 24 prill 2017 Në ora: 16:22
Mattia De Sciglio

Mbrojtësi i Milanit, Mattia De Sciglio, është ofenduar dhe ngacmuar nga tifozët e klubit pas humbjes në San Siro nga Empoli.

Mbrojtësi i krahut është bërë kryetemë e mediave sportive, pasi ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me Rossonerët dhe dëshiron t’i bashkohet Juventusit.

Kur është zëvendësuar, tifozët e kanë fishkëllyer, pasi i kanë lexuar në gazeta këto thashetheme. Mirëpo, Mediaset Premium dhe Ansa raportojnë se gjërat nuk kishin përfunduar në stadium.

Kur është përpjekur të largohej nga parkingu në San Siro, tifozët e nevrikosur e kanë rrethuar veturën e De Sciglios dhe kanë filluar ta shajnë.

Meqenëse tifozët nuk janë larguar, lojtari ka filluar t’i shkëmbejë sharjet me tifozët dhe më pas ata ia kanë lëshuar rrugën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat