Agjenti: Këto pesë skuadra janë të interesuara për Griezmannin

Futboll

Agjenti: Këto pesë skuadra janë të interesuara për Griezmannin

Më: 24 prill 2017 Në ora: 17:56
Antoine Griezmann

Vështirë të mendohet se Antoine Griezmann do të qëndrojë në Atletico Madrid pas kësaj vere.

Pesë skuadra të mëdha evropiane, janë të gatshëm të sigurojnë shërbimet e tij, duke ia ofruar 100 milionë euro Atletico Madridit.

“Në këtë moment jemi në fazën e sondazheve, duke shikuar klubet që mund të paguajnë 100 milionë për të”, ka deklaruar agjenti i Griezmann, Eric Olhats, për ‘Telefoot’.

“Të interesuar për të janë tre ekipe angleze, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea, e po ashtu edhe dy skuadra spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat