Pogba në dyshim për derbin ndaj Cityt

Futboll

Pogba në dyshim për derbin ndaj Cityt

Më: 24 prill 2017 Në ora: 21:33
Paul Pogba

Nuk kanë të ndalur lëndimet te Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ triumfuan ndaj Burnleyt të dielën me rezultat 2:0 të dielën, por rrezikojnë të humbasin edhe një futbollist për derbin e së enjtes ndaj Manchester Cityt.

Paul Pogbas i janë shfaqur disa probleme fizike në përfundim të takimit dhe ende nuk është e qartë nëse ai do të luajë ndaj Cityt.

Jose Mourinho ka thënë se nuk e di nëse Pogba do t’ia dalë të jetë i gatshëm për ndeshjen e së enjtes.

“Ende nuk e di nëse ai është i lënduar apo ishte vetëm lodhje e muskujve. Por nëse Pogba nuk luan të enjten atëherë në vend të tij do të jetë dikush tjetër dhe nuk do të qajmë për këtë gjë”, ka thënë Mourinho.

United ka mungesa të shumta për shkak të lëndimeve, pasi që në këtë takim nuk do të luajnë as, Chris Smalling, Phil Jones, Marcos Rojo, Juan Mata dhe Zlatan Ibrahimoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat