Barzagli nuk e mendon pensionimin

Futboll

Barzagli nuk e mendon pensionimin

Më: 24 prill 2017 Në ora: 21:44
Andrea Barzagli

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli, thotë se nuk është duke e menduar pensionimin pasi ndjehet mirë në fushë. 

Barzagli ka mbetur prapa dyshes Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci, prej se kur Allegri ka vendosur të luajë 4-2-3-1.

“Do të luaj edhe gjatë për sa ndjehem mirë. Pas kësaj, kur dikush o të vendos të largoj do të them tani është mjaftë”.

“Buffon, për shembull, më thotë gjithmonë që nuk duhet të ndalem”.

“Do të futemi në ndeshje ndaj Monacos të përgatitur”.

“Jemi duke garuar në tri gara dhe kemi një skuadër të madhe dhe do ta shohin se si do të shkoj”. Do të japim gjithçka që t’i fitojmë të gjitha”, ka thënë Barzagli që tani është 35 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat