Paolo Tramezzani flet për dyshen shqioptare që shkëlqen në Zvicër

Futboll

Paolo Tramezzani flet për dyshen shqioptare që shkëlqen në Zvicër

Më: 25 prill 2017 Në ora: 11:30
Sadiku e Alioski

Armando Sadiku dhe Ezgjan Alioski po e marrin përdore Luganon duke e ngjitur nga vendet e fundit drejt objektivit për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Por forma e shkëlqyer e dy sulmuesve shqiptarë vjen me një kosto për skuadrën, gjë që e pranon me sinqeritet edhe trajneri i ekipit zviceran, Paolo Tramexani.

“Besoj se Ezgjani dhe Armandoja, për një arsye a për një tjetër, do të luajnë edhe vetëm pak kohë te Lugano. Me keqardhje të madhe personale, pasi i konsideroj dy djem të shkëlqyer, them se është e drejtë që ata të synojnë një karrierë të rëndësishme”, u shpreh tekniku italian një ditë pas fitores ndaj Young Boys, e katërta radhazi, raporton panoramasport.

I pyetur rreth të ardhmes, Sadiku me një gjysmë buzëqeshje u përgjigj me diplomaci për Radiotelevizionin Zviceran Italian: “Me siguri, nëse jemi ende të gjithë bashkë, vitin tjetër do të luftojmë për pozicione më të larta në renditje. Sidoqoftë tani duhet të përqendrohemi te shtatë ndeshjet e mbetura, mandej të shohim ç’do të ndodhë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat