Ky është djaloshi nga Kumanova që i dëshiron shërim të shpejt Bartras

Futboll

Ky është djaloshi nga Kumanova që i dëshiron shërim të shpejt Bartras

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 25 prill 2017 Në ora: 13:53
Erion Saiti me Batran

Një djalosh shqiptar me origjinë nga Orizarja e Likovës-Kumanovës, që jeton në Munih të Gjermanisë, solidarizohet me mbrojtësin e Borussia Dortmund, Marc Batra, i cili para ca javësh kishte thyer dorën e djathtë gjatë një sulmi në ditën e ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League-së kundër Monacos në “Signal Iduna Park”, shkruan “Lajm”.

Erion Saiti, gjashtëvjeçar, në llogarinë e facebookut të babait të tij, Lirimit, ka postuar shkrim rrëqethës në gjermanisht dhe shqip, duke ia bashkuar edhe një fotografi të tij me Bartran: Gute Besserung Marc Bartra von Erion (Shërim të shpejt Marc Bartra prej Erionit BVB).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat