Zyrtare: Nuri Sahin vazhdon kontratën me Dortmundin

Futboll

Zyrtare: Nuri Sahin vazhdon kontratën me Dortmundin

Më: 25 prill 2017 Në ora: 15:22
Nuri Sahin do të qëndrojë te verdhezinjtë deri në verën e vitit 2019.

Borussia Dortmund ka filluar të mendoj për sezonin e ardhshëm.

Skuadra gjermane ka vazhduar kontratën me mesfushorin turk Nuri Sahin.

Ky i fundit do të qëndrojë te verdhezinjtë deri në verën e vitit 2019.

Theksojmë se 28-vjeçari është produkt i akademisë së futbollit të Dortmundit.

Ndryshe, futbollisti ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra turke e Galatasarayt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat