Gjimshiti me Avellinon pësuan nga Ascoli

Futboll

Gjimshiti me Avellinon pësuan nga Ascoli

Nga: K. Goca Më: 25 prill 2017 Në ora: 17:26
Berat Gjimshiti në aksion

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, me ekipin e tij, Avellinon, shpresuan se do të kthehen të pamposhtur, por hasën në një rival shumë të fortë, siç është Ascoli dhe pësuan humbje me rezultat 2:0. Futbollisti shqiptar me ekipin e tij tani nuk janë të qetë në vazhdim të kampionatit në Serie B, për faktin se janë në zonën e rrezikut.

Cacia në minutën e 25-të e Orsolini në atë të 47-tën, shënuan për fitoren e Ascolit, e cila mban pozitën e 15-të me 44 pikë, ka një me pak se Avellino një vend më lart pas 38 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat