“Barcelona nuk është e interesuar për Dybalan”

Futboll

“Barcelona nuk është e interesuar për Dybalan”

Më: 25 prill 2017 Në ora: 18:09
Paulo Dybala

Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, ka thënë se nuk do ta kërkojnë sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, pasi aktualisht kanë treshen më të mirë në botë. 

Sulmuesi bianconer është parë si zëvendësues i Lionel Messi te Barcelona, por së fundmi ai ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin nga Torino.

Dybala tregoi formë të mirë në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës ku shënoi dy herë.

“Ai është një lojtarë i shkëlqyeshëm”.

“Ne kemi aktualisht treshen më të mirë në botë sa i përket sulmit”, ka thënë Fernadez.

Treshja e njohur si ‘MSN’, që përbëhet nga Messi, Luis Suarez e Neymar kanë shënuar 91 gola këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat