Ahmeti: Në shumë raste Trepça është e dëmtuar

Futboll

Ahmeti: Në shumë raste Trepça është e dëmtuar

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2017 Në ora: 19:25
Ergyn Ahmeti

Sa afrohet fundi i kampionatit aq më e ashpër bëhet lufta qoftë për titull qoftë për skuadrat që luftojnë për ekzistencë. Trepça nga Mitrovica, skuadër me renome, ende shpreson se mund të ikin nga pozita e parafundit dhe të arrijnë në vend të dhjetë, që i siguron mundësinë përmes barazhit të kërkojë mbetjen në elitë. Humbja e fundit me rezultat 3:1 nga emnaku përkatësisht Trepça ’89, pa dyshim se ka vënë në pozitë edhe më të vështirë. Mesfushori ofensivë i Trepçës, Ergyn Ahmeti, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot”, se do të orvaten deri në fund që t’i ikin pjesës së fundit. “Do të mundohemi deri në fund edhe pse është mjaft vështirë, mirëpo ne do ta japim maksimumin që të arrijmë barazhin”, ka thënë Ahmeti. Në javën që shkoi Ahmeti shënoi, por nuk i mjaftoi për të arritur pikë në ballafaqim me rivalin vendas, Trepçën ’89.  Ai beson se me punë do të arrihen të gjitha, me pretendime që të vazhdojë me gola. “Me punë arrihet gjithçka, shpresoj që të shënojë sa më shumë gola dhe të ndihmojë ekipin drejt synimit tonë i cili është barazhi”, theksoi ai. A mendoni se Trepça ka qenë e pafat apo e dëmtuar?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat