Ancelotti ka sulmuar yllin e Bayernit

Futboll

Ancelotti ka sulmuar yllin e Bayernit

Më: 25 prill 2017 Në ora: 19:45
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka sulmuar “yllin” e Bayern Munih, Frank Ribery, për paraqitjen e tij në ndeshjet e fundit dhe ka paralajmëruar francezin, në prag të sfidës gjysmëfinale për Kupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund. Dy “gjigantët” e futbollit gjerman do të ndeshen në “Allianz Arena”, të mërkurën në mbrëmje, me Bayern që është favorit, pasi ka fituar 4:1 në përballjen e fundit mes dy ekipeve, një muaj më parë në Bundesliga, ku Franck Ribery ishte më i miri në fushën e lojës. Për në ndeshjet e tjera që nga ajo ditë, francezi nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe është zëvendësuar rregullisht nga Ancelotti, përfshi edhe zëvendësimin pas fundit të pjesës së parë në ndeshjen kundër Mainz, barazuar 2:2, të shtunën e kaluar, raporton telesport.

“Ribery është gati fizikisht dhe mund të luajë të mërkurën, – tha Ancelotti, gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes. – Ai ishte lënë jashtë skuadrës në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Mainz, sepse nuk po luan mirë në këto momente. Douglas Costa ka pasur disa probleme me gjurin më parë, por tani është në formë, po luan më mirë se Ribery dhe është një opsion shumë i mirë që kemi për ndeshjen kundër Dortmund.” Ndërsa për Ribery ka ardhur koha e kritikave, Ancelotti thur lavde për kapitenin Philipp Lahm, i cili ka shumë gjasa ta mbyllë karrierën duke ngritur trofe në muajin maj.“Philipp është një shembull për t’u ndjekur dhe është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë. Unë e dashuroj profesionalizmin e tij dhe jam shumë i trishtuar që do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit, – shtoi Ancelotti. – Ai e ka marrë vendimin e tij, pavarësisht se është vazhdoj të bëj shaka duke e ftuar të vazhdojë të jetë pjesë e loja. Faktikisht do të kishte një vend shumë mirë në qendër të mesfushës dhe nuk do të vraponte shumë si bën tani. Ndoshta do ta bindim. Unë mund të shpresoj vetëm që ai ta mbylli karrierën me trofe"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat