Reali kërkon me ngulm Dybalan

Futboll

Reali kërkon me ngulm Dybalan

Më: 25 prill 2017 Në ora: 22:21
Paulo Dybala

Paulo Dybala është dëshira më e madhe e presidentit Florentino Perez.

Sulmuesi i Juventusit po vazhdon të shkëlqejë edhe këtë stinor, duke bërë që shumë skuadra të vihen në kërkim të tij.

Në garë për argjentinasin është futur edhe Real Madridi, ku vetë presidenti Florentino Perez është një admirues i madh i Dybalas, shkruajnë mediat në Spanjë.

Madje ai po mendon që t’i ofrojë Juves njërin nga James Rodriguez apo Alvaro Morata plus një shumë të konsiderueshme parash për ta bindur ‘Zonjën e Vjetër’, ta lejojë largimin e Dybalas nga Torino.

Megjithatë do të jetë e vështirë që Juventus të heq dorë nga një lojtar si Dybala me të cilin sapo ka vazhduar kontratën për pesë vite të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat