Milan-Raiola, takim i rëndësishëm për të ardhmen e Donnarummas

Futboll

Milan-Raiola, takim i rëndësishëm për të ardhmen e Donnarummas

Më: 26 prill 2017 Në ora: 02:12
Gianluigi Donnarumma

Për shkak të formës së shkëlqyer që po kalon me skuadrën e Milanit, portieri italian Gianluigi Donnarumma megjithëse është vetëm 18 vjeç, tashmë është kthyer në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha europiane.

Sipas burimeve të përditshmes “Gazzetta dello Sport” agjenti i lojtarit Mino Raiola mëngjesin e sotëm është takuar me drejtues të Milanit për të negociuar kontratën e re.

Prej moshës 16 vjeçare, portieri Donnarumma është pjesë e ‘Rossonerëve’ dhe është parë si trashëgimtar i Gianluigi Buffon në ekipin kombëtar, shkruan “Football-Italia”.

Para se Donnarumma të firmosë kontratën e re, Mino Raiola ka kërkuar që të marrë informacion për projektin e pronarëve kinezë te klubi kuqezi.

Milani ka gati ofertën për Donnarumman duke i ofruar një kontratë deri në verën e vitit 2022 me një rritje page e cila do të shkojë në 3.2 milionë euro në sezon me një seri shpërblimesh që gradualisht do të rrisin të ardhurat e portierit të talentuar.

Kujtojmë që kontrata e Donnarummas skadon në verën e vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat