Presidenti i La Ligas: Nuk iu gëzova golit të Messit, jam me Real Madridin

Futboll

Presidenti i La Ligas: Nuk iu gëzova golit të Messit, jam me Real Madridin

Më: 26 prill 2017 Në ora: 05:17
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thënë se nuk i është gëzuar golit të Lionel Messit kundër Realit, pasi ai është një madridist.

Ai foli për shumë gjëra, ndërsa performaca e argjentinasit i ka bërë përshtypje, por thotë se në shumë ndeshje ai ka luajtur edhe më mirë.

“Si Madridista, të jem i sinqertë jam i palumtur me golin”.

“Do ta rreshtoja atë si lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, por kam parë disa ndeshje që ai ka luajtur edhe më mirë”.

Tebas foli edhe për përplasjen mes Sergio Ramosit dhe Gerard Piques, dhe sjelljen e tyre në Twitter.

“Ramos-Pique konfrontohen për gjëra që kanë të bëjnë me futbollin”.

“Ka tension, garë për të thyer zemra dhe të dy mbrojnë ngjyrat e klubeve. Kur të takohen në Kombëtare gjithçka do të harrohet”

“Në Twitter, Pique është më shoqëror. Sergio është më sentimental, më pasionant. I pëlqej të dy”, ka thënë Tebas, i cili ka thënë se nuk do të ketë (VAR) në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat