Zyrtare: Cavani vazhdon kontratën me PSG-në

Futboll

Zyrtare: Cavani vazhdon kontratën me PSG-në

Më: 26 prill 2017 Në ora: 06:38
Cavani ka arritur këtë sezon të shënojë hiq më pak se 44 gola në 43 ndeshje.

Sulmuesi Edinson Cavani ka vazhduar kontratën me Paris Saint-Germainin deri në vitin 2020.

Uruguaiani kishte kaluar në klubin francez në vitin 2013 nga Napoli.

Ai është kthyer në sulmuesin kryesor të skuadrës pas largimit të Zlatan Ibrahimovic nga skuadra.

Cavani ka arritur këtë sezon të shënojë hiq më pak se 44 gola në 43 ndeshje.

Ai u shpreh i lumtur me vazhdimin e kontratës me klubin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat