Mourinho transferon yllin e Real Madridit

Futboll

Mourinho transferon yllin e Real Madridit

Më: 26 prill 2017 Në ora: 08:25
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka nisur përpjekjet për transferimin e Alvaro Moratas në Manchester Untied.

Alvaro Morata do të largohet sigurt nga Real Madridi në fund të sezonit shkruan El Larguero.

Ish sulmuesi i Juventusit tashmë ka disa oferta në tavolinë. Oferta e fundit ka ardhur nga Jose Mourinho, shkruan El Larguero.

Strategu Portugez thuhet se e ka telefonuar sulmuesin spanjoll për ta bindur që gjatë verës të transferohet në Old Trafford.

Morata gjatë këtij sezoni nuk ka luajtur shumë, pasi Zinedine ZIdane e ka preferuar më shumë Karim Benzeman. Andaj, largimi nga Santiago Bernabeu gjatë verës është i pashmangshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat