Eriksen mund të shkojë te gjiganti spanjoll

Futboll

Eriksen mund të shkojë te gjiganti spanjoll

Më: 26 prill 2017 Në ora: 09:22
Christian Eriksen

Organizatori i lojës së Tottenhamit, Christian Eriksen ka “të gjitha që duhet t’i ketë një futbollist i Barcelonës”, sipas Frank De Boer.

Reprezentuesi i Danimarkës është një cak transferimi i mundshëm për titanët e La Ligës, shkruan Goal.

“Mendoj se ai është gati për një hap më shumë. Ai ka gjithçka që një futbollist i Barcelonës duhet të ketë”, tha De Boer për Ekstra Bladlet.

De Boer kishte lujtur për Barcelonën, si dhe kishte punuar me Eriksenin në kohën kur danezi ishte në Ajax.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat