Portieri vrasës rikthehet në burg

Futboll

Portieri vrasës rikthehet në burg

Më: 26 prill 2017 Në ora: 12:53
Iustrim

Hapen sërish dyert e burgut për portierin brazilian Bruno Souza, i cili në Marsin e vitit 2013 u dënua me 22 vjet heqje lirie për vrasjen e ish të fejuarës, Eliza Samudio. Portieri i skuadrës, Boa Esporte, në të shkuarën pjesë e Corinthians e Flamengo, pas katër viteve në burg fitoi përkohësisht lirinë në pritje të vendimit të një vendimi të ri nga një pane prej 5 gjykatësish, të cilët vendosën në favor të dënimit të futbllistit, i cili duhet të qëndrojë edhe 18 vjet pas hekurave për të kompletuar gjithë pjesën e mbetur të dënimit. I dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit me 22 vjet heqje lirie për vrasjen e të fejuarës, Eliza Samudio, portieri brazilian gjeti përkohësisht një klub ku të aktivizohej. Ai nënshkroi  një kontratë 2-vjeçare me skuadrën Boa Esporte që militon në Serie B të kampionatit Minas Gerais me shpresën e nisjes së një jete të re.

Përpara arrestimit, ish portieri i Flamengos ishte edhe në orbitën e Kombëtares për të marrë pjesë në Boterorin 2014. Vendimin e parë gjykata e mori në vitin 2013 dhe në 24 Shkurt ai doli nga burgu, raporton superspor. Vrasja e ish të fejuarës modele disa vjet më parë tronditi botën e futbollit dhe jo vetëm për shkak të makabritetit të kësaj ngjarjeje pasi kufomën e viktimës ai ua hodhi qenve duke zhdukur çdo provë por policia arriti ta kryqëzonte duke e çuar përpara gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat