Ja milioneri shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Futboll

Ja milioneri shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Më: 26 prill 2017 Në ora: 13:06
Ilustrim

Futbollisti Shkëlzen Gashi është mes lojtarëve më të paguar në kampionatin amerikan të futbollit, MLS, ku që prej vitit të kaluar aktivizohet me ekipin e Colorado Rapids. Në SHBA, si zakonisht klubet bëjnë publike listat e rrogave të lojtarëve dhe sipas atyre të hartuara për këtë vit, emri i Gashit figuron mes 20 milionerëve të këtij kampionati, ndonëse duhet theksuar se rroga e tij nuk arrin shifrat e emrave si Kaka,  Pirlo, Villa etj.

Image
Futbollisti Shkëlzen Gashi

Gjithsesi, futbollisti me tipare sulmuese nuk ka pse ankohet me rrogën prej 1 milion e 575 mijë dollarësh të garantuar në vit, që arrin deri në 1.668.750 dollarë në varësi të rezultateve dhe paraqitjeve. Gashi ka nënshkruar një kontratë si futbollist i zgjedhur i klubit, mbi tavanin e rrogave që aplikohet në futbollin amerikan. Ai është futbollisti i dytë në klubin e Kolorados për sa i përket rrogës së tij, i kaluar vetëm nga portieri i SHBA, Tim Haward, i cili përfiton një rrogë prej 2 milionë dollarësh të garantuar në vit.
Gashi trendi

Sa i përket Jahmir Hykës, rrogat te San Jose nuk janë edhe aq të larta sa te Colorado Rapids. Ndaj mesfushori shqiptar përfiton një shifër “modeste” po të krahasohet me atë të Gashit apo të yjeve në futbollin amerikan, pasi është poshtë tavanit të rrogave, raporton panoramasport.

Sipas kontratës së lidhur nga Hyka me klubin, ai përfiton 470.004 dollarë si rrogë të garantuar, me shifrën që arrin në 520.004 dollarë falë kompensimeve të ndryshme. Kjo e bën mesfushorin shqiptar lojtarin e tretë më të paguar në klub.

Listën e lojtarëve më të paguar e kryeson braziliani Kaka me 7,167 milionë dollarë në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat