‘Luftë’ mes Mourinhos dhe Contes për Moratan

Futboll

‘Luftë’ mes Mourinhos dhe Contes për Moratan

Më: 26 prill 2017 Në ora: 15:49
Alvaro Morata

Alvaro Morata siç duket do t’i thotë sërish lamtumirë Real Madridit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, lojtari mund të largohet gjatë verës drejt Ligës Premier.

Në Angli, dy janë skuadrat që po e kërkojnë me ngulm Alvaro Moratan dhe bëhet fjalë për Manchester United dhe Chelsea.

Mourinho, i cili në sezonin 2010-2011 i dha mundësinë Moratas të bënte debutimin me fanellën e Real Madridit, do të kërkojë të përfitojë nga situata e vështirë që po përjeton lojtari, pas kthimit në Madrid nga Juventusi.

Ai nuk po gjen hapësira në skuadër pasi treshja e sulmit është e rezervuar për Ronaldon, Balen dhe Benzeman.

Por edhe Antonio Conte e dëshiron Moratan në skuadrën e tij, gjë që të lë të kuptosh se do të ketë një betejë të vërtetë mes trajnerit italian dhe atij portugez.

Conte e kërkon si zëvendësues të Diego Costa i cili pritet të largohet në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat