De Boer i propozon Barcelonës këtë lojtar

Futboll

De Boer i propozon Barcelonës këtë lojtar

Më: 26 prill 2017 Në ora: 19:43
Frank de Boer

Ish-futbollisti i klubit katalanas i ka propozuar atyre që të nënshkruajnë me yllin danez, Christian Eriksen.

Frank de Boer mendon që Eriksen do të ishte futbollisti ideal për Barcelonën, e cila është vënë në kërkim të një mesfushori.

Holandezi ka punuar me Eriksenin në kohën kur ky i fundit ishte pjesë e Ajaxit, ndërsa reprezentuesi anglez është duke dhuruar spektakël me Tottenhamin edhe në Premier Ligë.

“Eriksen do të ketë një karrierë të shkëlqyer. Fillimisht Ajax, pastaj, Tottenham dhe tani niveli më i lartë”, ka thënë De Boer.

 “Mendoj që është gati për hapin e madh. Ai i cilësitë e duhura për të luajtur për Barcelonën”.

“Ai ka vizion të madh për lojën, punon shumë dhe godet mirë me të dyja këmbët”, ka theksuar holandezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat