Futbollisti anglez suspendohet me 18 muaj

Futboll

Futbollisti anglez suspendohet me 18 muaj

Më: 26 prill 2017 Në ora: 21:18
Joy Barton

Skandali i basteve i kushton rëndë mesfushorit, Joy Barton.

Një tjetër skandal në futbollin anglez. Mesfushori i njohur i Burnleyt, Joey Barton është pezulluar me 18 muaj pasi ka thyer rregullat e Federatës Angleze të Futbollit në lidhje me vënien e basteve.

34-vjeçari akuzohet se në kundërshtim me rregulloren ka vendosur 1,260 baste sportive gjatë kohës 26 mars 2006 deri më 13 maj të 2016.

Barton ka njoftuar se ky vendim do ta detyrojë atë të largohet përfundimisht nga futbolli.    

“Unë kam luftuar varësinë ndaj lojërave të fatit dhe i kam dhënë FA një raport mjekësor për problemin tim, jam i zhgënjyer për mënyrën se si u shqyrtua. Ky vendim më detyron mua të mbyll karrierën time si futbollist”, është shprehur lojtari pas dëmtimi.

Barton gjithashtu ka marrë dhe një gjobë prej 30 mijë funtesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat