Real Madrid shkatërron Deportivo-n

Futboll

Real Madrid shkatërron Deportivo-n

Më: 26 prill 2017 Në ora: 23:26
Real Madrid

Real Madrid ka shënuar fitore të thellë prej 6:2 ndaj Deportivo La Corunas

Skuadra e Real Madridit u është kthyer fitoreve në La Liga pas humbjes nga Barcelona, pasi në udhëtim ka mposhtur Deportivo La Corunan me rezultat të thellë 6:2.

Golat për Realin në këtë ndeshje i shënuan Morata, James dy, Vazquez, Isco dhe Casemiro, ndërsa për Deportivon shënuan Andoni dhe Joselu.

Pas kësaj fitoreje Real Madrid mban vendin e dytë, por me pikë të barabarta 78 me Barcelonën në vendin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat