Macherano realizoi golin e parë me Barcelonën

Futboll

Macherano realizoi golin e parë me Barcelonën

Më: 27 prill 2017 Në ora: 12:34
Javier Mascherano

Mbrojtësi argjentinas më në fund e ka gjetur golin me fanellën e Barçës.

Javier Mascherano është pjesë e Barcelonës tash e 7 vite, por mbrojtësi mbrëmë ka shijuar golin e parë me fanellën e Barcelonës.

Futbollisti argjentinas ka fituar 4 kampionate me fanellën katalanase, por gjithmonë ka qenë një lider në fushë edhe pa shënuar.

Ndaj Osasunës mbrëmë për të ishte një moment i paharrueshëm, pasi shokët e skuadrës i lanë që të ekzekutonte penalltinë në minutën e 66-të, që vendosi edhe rezultatin përfundimtar prej 7:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat