A e dini se ish-bashkëshorti i Cecës ka qenë kryetar i Prishtinës fantome

Futboll

A e dini se ish-bashkëshorti i Cecës ka qenë kryetar i Prishtinës fantome

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2017 Në ora: 13:11
Ilustrimta

Mos të harrojmë historinë, mos të harrojmë terrorin që kemi përjetuar nga shovinistët serb. Mos të harrojmë vitet më të vështira, vitet e 90-ta, kur shqiptarët u përzunë nga vendet e punës, nga objektet sportive, u përndoqën, u arrestuan, u burgosën e u vranë nga milicia kriminale serbe.

Me dy fjalë, a e dini se në periudhën e vitit 1993, kryetari i klubit të futbollit Prishtina fantome ka qenë ish-bashkëshorti i Cecës (Svetlana Razhnjatoviq), krimineli Zheljko Raznjatoviq – Arkan, tani i ndjerë. Ishte uzurpuar gjithçka shqiptare. KF Prishtina e vërtetë luante në fushat e improvizuar herë në Llukar si vendase e herë aty ku mundej. Jo vetëm Prishtina, por të gjitha klubet e vërteta sportive luani në fusha të improvizuara dhe ishin të përndjekur, arrestuar, rrahur e madje edhe të vrarë nga okupatori serb. Mbi të gjitha, e mbajtën gjallë sportin dhe nuk ka mundur t’i ndalojë okupatori serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat