Seminar njëditor në futboll

Futboll

Seminar njëditor në futboll

Më: 27 prill 2017 Në ora: 13:25
Pamje nga një atmosferë futbolli

Bordi i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me FFK-në, mbështet KF “Përparimi” nga Runiku i Skenderajt  për organizimin e seminarit njëditor në futboll për grupmoshat e reja. Ligjërues në këtë seminar do të jetë z.Will Schmid, trajner dhe instruktor në Federatën e Futbollit të Zvicrës dhe i shumë klubeve zvicerane si FC Basel, FC Xamas etj.

Seminari do të mbahet në Runik të Skenderajt me datën 1 maj (e hënë) në ambientet e Palestrës Sportive “Arena” dhe fillon në orën 10:00. Ftohen trajnerët e grupmoshave të reja që ta shfrytëzojnë rastin që të jenë pjesëmarrës në këtë seminar. Pas përfundimit të seminarit trajnerëve do t’u shpërndahen certifikata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat