Cassano tregon pse ka refuzuar transferimin te Juventusi

Futboll

Cassano tregon pse ka refuzuar transferimin te Juventusi

Më: 27 prill 2017 Në ora: 14:24
Antonio Cassano

Sulmuesi italian ka rrëfyer arsyen pse nuk është transferuar te skuadra nga Torino.

Antonio Cassano është rikthyer të flasë për mediat italiane. Që nga viti 2016 ish-sulmuesi i Interit nuk ka gjetur skuadër dhe një gjë të tillë nuk e bëri as në afatin kalimtar të janarit.

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Cassano pranon se do të rikthehet shumë shpejt në fushë, por pa zbuluar se ku, ndërsa ai tregon edhe arsyen pse ka refuzuar që në të kaluarën të transferohej te Juventusi.

“Juventusin e kam refuzuar katër herë gjatë karrierës sime. Jam i çmendur për Interin dhe nuk do të mund të luaja te një rival si Juve”, ka shpjeguar Cassano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat