Shqiptari ndihet si një qytetar i Napolit

Futboll

Shqiptari ndihet si një qytetar i Napolit

Më: 27 prill 2017 Në ora: 14:42
Elseid Hysaj

Mbrojtësi Elseid Hysaj mund të qëndroj në Napoli deri në fund të karrierës

Mario Giuffredi ka thënë se klienti i tij, Elseid Hysaj është në dashuri me skuadrën dhe qytetin e Napolit.

Ai madje tha se Hysaj mund të mos largohet kurrë nga kjo skuadër.

“Hysaj është në dashuri në Napoli, është i lumtur në Napoli dhe mund të mos largohet kurrë”, tha Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Qyteti e ka pritur shumë mirë dhe ai ndihet si një qytetar i Napolit. Nuk është rastësi që shpesh thonë se napolitanët dhe shqiptarët janë të ngjashëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat