Bailly: Kam refuzuar Barçën dhe Cityn për United

Futboll

Bailly: Kam refuzuar Barçën dhe Cityn për United

Më: 27 prill 2017 Në ora: 14:51
Eric Bailly

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka treguar se kush është më meritori që ai sot vesh fanellën e ‘Djajve të Kuq’.

Eric Bailly i është bashkuar Manchester Unitedit këtë verë nga Villarreali, por vet lojtari pranon se ka pasur oferta edhe nga klube të tjera.

Për mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë janë interesuar edhe Barcelona e Manchester City, por vendimtar në transferimin e tij në Old Trafford ka qenë insistimi i trajnerit Jose Mourinho i cili e ka kërkuar me çdo kusht atë në skuadrën e tij.

“Para se të vija te United, ishte Manchester City njëra nga skuadrat që interesohej për mua dhe unë mendoja se do të transferohem atje. Por gjithçka ndryshoi”, tregon Bailly.

“E pash që Mourinho ishte ai që më donte më shumë se të tjerët. Ai shfaqi interesim, më telefonoi dhe kjo është arsyeja që jam pjesë e United”.

“Përveç Cityt edhe Barcelona ka pasur bisedime me agjentin tim, por e përsëris se askush nuk më ka dashur më shumë se Mourinho”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat